Haaland është një “mostër”, tripletë për 23 minuta në përmbysje epike të Dormundit (VIDEO)
Borussia Dortmund ka blerë një sulmues të jashtëzakonshëm merkaton e dimrit. Verdhezinjtë fituan 5-3 ndaj Augsburg, falë një përmbysje epike që erdhi nga këmbët e Erling Haaland. Ish-sulmuesi i Salzburgut debutoi në mënyrën më frikshme të mundshme duke shënuar tri gola në harkun e pak minutave.
Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e vendasve, të cilët shënuan në minutën e 34-t me Niederlechner. Në fillimin e pjesës së dytë Augsurg shënoi dy gola, me Richter dhe sërish Niederlchner, ndërkohë që për verdhezinjtë rializoi Brandt. Favre më pas vendosi që të hidhte në fushë blerjen e re, Haaland, teksa do të shpërblehej për zgjedhjen vetëm pas tri minutash.
Ndërkohë në minutën e 71-të, e pati të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë pasi u shërbye me portën e boshatisur nga Hazard. Sancho shënoi golin tjetër në minutën e 61-të, ndërkohë që sulmuesi norvegjez kompletoi mbrëmjen e ëndrrave duke realizuar golin e tretë personal në minutën e 79-të. /R.Lika-Koha Jone/