Haaland është objektivi kryesor i Barcelonës në merkaton e verës!

Barcelona pritet të bëjë përforcime të rëndësishme në sulm. Me një ose dy shitje të rëndësishme, Dembélé dhe Griezmann, Blaugrana-t mund të aspirojnë për një tjetër sulmues të klasit botëror, që synohet të merret në javët e fundit të verës. Dy emrat në garë janë Haaland dhe Lautaro Martinez.

Prioriteti është qendërsulmuesi i Dortmundit, me agjentin e të cilit, Mino Raiola, presidenti Laporta ka marrëdhënie të shkëlqyera. Sidoqoftë, pengesa është Borussia, e cila për momentin nuk dëshiron ta lëshojë bomberin norvegjez. Tentativat do të bëhen pas Kampionatit Europian.

Nëse nuk shkohet dot te Haaland, plani B është një tjetër: Lautaro Martinez. Interi është i gatshëm të negociojë, shitja me para ose shkëmbimi janë opsionet. Atletico Madrid është në gjurmët e Lautaro Martinez, por Barça mbetet zgjedhja e parë prej Messit dhe lobit argjentinas në ekip.

SHKARKO APP