Haaland i papërmbajtshëm, mund në mënyrë spektakolare Ronaldon dhe Messin
Sfida mes Juventusit dhe Barcelonës rrëmbeu vëmendjen e të gjithë të pasionuarve pas Champions League. Gjithsesi mbrëmjen e djeshme në fushë zbriti edhe Dortmundi, që mori 3 pikë ndaj Zenitit pas suksesit të vuajtur në shifrat 2-0. Jadon Sancho zhbllokoi ndeshjen nga pika e bardhë, ndërkohë që i zakonshmi Erling Haaland mbylli llogaritë e duelit.
Sulmuesi norvegjez në fakt shënoi një gol që e fut në histori, të paktën në nivelin e statistikave. Bomberit i janë dashur më pak se të gjithë ndeshje, për të arritur 12 gola, konkretisht vetëm 10.
E dini sa i janë dashur Ronaldos dhe Messit për të arritur këtë shifër. Portugezi kishte nevojë për 47 ndeshje, për të realizuar 12 gola (kur në fakt luante si mesfushor krahu), ndërkohë që “Pleshtit” i janë dashur 25 sfida. /R.Lika-Koha Jone/