Haaland me ide të qarta, ja klubi ku kërkon të transferohet

Erling Haaland është emri i momentit në futbollin europian. Bomberi norvegjez ka kontratë deri në verën e vitit 2024 me Dortmund, por është pothuajse e pamundur të qëndrojë aq gjate te verdhezinjtë.

Shumë klube të mëdha evropiane janë të interesuara për shërbimet e tij. Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Liverpool e duan në Premier League, teksa situatën e tij e monitorojnë edhe Real Madrid e Juventusi.

20-vjeçari e ka një dëshirë dhe atë e zbulon Sky Sport. Haaland shpreson të luajë me Real Madrid. Bomberi norvegjez ka një simpati të madhe për “Los Blancos” dhe ofertën për të luajtur në “Santiago Bernabeu” nuk do e refuzonte kurrë.

SHKARKO APP