Haaland mund të luante për Anglinë, por zgjodhi Norvegjinë: Ishte një vendim i natyrshëm
Erling Haaland do të përballet këtë mbrëmje me Anglinë, duke udhëhequr Norvegjinë në një sfidë vendimtare për kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Ironikisht, sulmuesi i Manchester Cityt kishte mundësinë të përfaqësonte “Tre Luanët”, por vendosi të veshë fanellën e vendit të tij.
Haaland lindi në Leeds në vitin 2000, gjatë periudhës kur babai i tij, Alfie Haaland, luante në Angli. Fillimisht ai ishte pjesë e Leeds United dhe më pas e Manchester Cityt, klub ku sot aktivizohet edhe Erling.
Në një intervistë të dhënë për Goal në vitin 2022, sulmuesi norvegjez shpjegoi arsyet e zgjedhjes së tij.
“Kam jetuar në Angli vetëm tre ose katër vitet e para të jetës. Më pas u kthyem në Norvegji, ku u rrita dhe kalova pjesën më të madhe të jetës sime. Për këtë arsye, ishte krejtësisht e natyrshme të zgjidhja kombëtaren norvegjeze. Ndoshta, nëse babai im do të kishte luajtur më gjatë në Angli, sot do të isha anglez në çdo aspekt”, u shpreh Haaland.
Nëse do të kishte zgjedhur Anglinë, sulmuesi 25-vjeçar mund të kishte formuar një nga dyshet më të frikshme të futbollit botëror përkrah Harry Kane, ndërsa Norvegjia do të ishte privuar nga ylli i saj më i madh.
Megjithatë, historia mori një tjetër drejtim. Tashmë Haaland do të jetë përballë Anglisë si kundërshtar, në një duel që pritet me interes të madh dhe që mund të vendosë fatin e kualifikimit në gjysmëfinalet e Botërorit.
KOHA JONË SONDAZH
Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?
Results
Vota totale: 5300

