Haaland nuk i mjafton Dortmundit, eliminohet nga Werderi i Rashicës (VIDEO)

Werder Bremen avancon në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë, teksa mbrëmjen e sotme kanë fituar në shifrat 3-2 ndaj Dortmundit. Vendasit do të gjenin dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë me Selke dhe Bittencourt.

Dortmundi hodhi në fushë edhe Haaland në pjesën e dytë. Sulmuesi norvegjez si gjithmonë do të shënonte në minutën e 67-të, për të gjetur golin që rihapi sfidën. Gjithsesi 3 minuta më pas , Milot Rashica shënoi një super gol me një goditje diagonale duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit

Verdhezinjtë tentuan të qëndronin në lojë duke shënuar një eurogol me Reyna, me një goditje nga distanca në minutën e 78-të. Pavarësisht rasteve të shumta, Werder-i rezistoi deri në fund. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP