Haaland takon ish-kampionin e MMA, Khabib dhe zbulon një nga sekretet
Erling Haaland vazhdon të thyejë rekorde dhe të konfirmohet si një makineri e vërtetë golash. Penalltia e realizuar ndaj Brighton i ka dhënë sulmuesit norvegjez një tjetër arritje historike: ai është lojtari më i ri i Manchester City që arrin kuotën e 150 golave me fanellën e “qytetarëves”. Një shifër e jashtëzakonshme, e arritur në vetëm 173 ndeshje zyrtare.
Pak javë më parë, Haaland kishte festuar edhe një tjetër rekord në Premier League, duke prekur shifrën e 100 golave në 111 paraqitje, kampionat në të cilin është shpallur dy herë golashënuesi më i mirë që nga ardhja e tij në Angli. Statistika që flasin qartë për ndikimin e jashtëzakonshëm të numrit 9 në ekipin e Pep Guardiolës.
Në ditët e fundit, Haaland ka tërhequr vëmendje edhe jashtë fushës, pas takimit me ish-kampionin e MMA-së, Khabib Nurmagomedov, i cili vizitoi qendrën stërvitore të City-t. Një foto e publikuar në rrjetet sociale me përshkrimin “Mentalitet” zbuloi pa dashje një nga motot motivuese të skuadrës, të vendosur në hyrje të dhomave të zhveshjes: një mesazh që përmbledh shpirtin luftarak dhe ambicien e Manchester City-t.

KOHA JONË SONDAZH

