Haaland zbulon pjatën e preferuar: Më pëlqen pica me shishqebap!

“Pjata ime e preferuar është pica me shishqebap”. Kështu është shprehur sulmuesi norvegjez Erling Haaland në një intervistë për “Borusia TV”. Më pas ish-sulmuesi i Salzburgut shton: “Në kohën e lirë më pëlqen të luaj FIFA me miqtë”.

Transferimi te Borussia Dortmund në janar nga Salzburgu, pati një ndikim shumë pozitiv për sulmuesin norvegjez, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës në vazhdimësi.

“Unë stërvitem dhe meditoj shumë. Para se të luaj një ndeshje më pëlqen të dëgjoj muzikën e reperit Amara. Para çdo ndeshje dëgjoj një këngë të quajtur ‘Keep Dreaming’ “.

Swiss Digital Desktop Reklama

Haaland ka shënuar 40 gola në 33 ndeshje këtë sezon me Salzburgun dhe Dortmundin. E ardhmja e tij është një dilemë më vete, teksa skuadra e mëdha kanë filluar që të lëvizin për ta transferuar që këtë verë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?