Hamilton dominon në Austri, makinat e Ferrarit përplasen me njëri-tjetrin

Lewis Hamilton, kampioni në fuqi i Formula 1, ka dominuar garën e dytë të këtij sezoni, e cila u zhvillua sërish në Austri.

Britaniku mori “pole position” të shtunën, në provat të cilat u dominuan nga shiu, ndërsa në garën e së dielës, 35-vjeçari nuk pati kundërshtar, duke siguruar fitoren e 85-të në karrierën e tij brilante në F1.

Ndërkohë, fituesi i garës së parë të këtij sezoni, piloti tjetër i Mercedes, Bottas, arriti i dyti në finish, ndërsa podiumi u plotësua nga Max Verstappen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një zhgënjim total ishin dy pilotët e Ferrarit në këtë garë, të cilët u përplasën të dy që në fillim, duke e mbyllur këtë garë ende pa nisur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?