Hamilton fiton provat zyrtare në Belgjikë

Lewis Hamilton (Mercedes) ka realizuar kohën më të shpejtë në seancën e 3-të e të fundit të provave të lira për CCmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1, të shtunën paradite në cirkuitin e Spa-Francorchamps, duke qenë para shokut të tij të ekipit, Nico Rosberg.
Kjo është hera e parë këtë fundjavë që Hamilton, fitues në Spa në 2010 me një McLaren, del para Rosberg, duke realizuar kohën 1 min 48 sek 984/1000.
Pas tyre u renditën dy pilote te Ferrari, Sebastian Vettel e Kimi Räikkönen, katër herë fitues në Spa, kundrejt dy sukseseve për shokun e tij të ekipit.
Top 5 është kompletuar me një surprize të vogël nga Force India me Sergio Pérez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?