Hamilton pa rivalë në Bahrein, Ferrari hedh poshtë kontaktet me britanikun

Lewis Hamilton nuk njeh rivalë. Britaniku kampion në fuqi “vret”  garat e Formula 1 pasi siguroi suksesin e 36-të në karrierën e tij dhe të tretin sezonal, në pistën e Sakhirit. Në Bahrein, kampioni i botës, i cili mori kryesimin që në start, duke udhëhequr i qetë gjatë pjesës më të madhe, u tregua një pilot më i pjekur dhe më i matur me bindjen se mund të largojë sa më shumë hijen e shokut të skuadrës Nico Rosberg, i cili regjistroi një vend të tretë edhe pse gara e tij ishte spektakolare. Rosberg la pas Sebastian Vettel plot tre herë edhe pse ish piloti i Red Bullit arriti ta linte pas përkohësisht falë ndalesave më të shpejta në bokse.

Ne fakt vendi i dytë shkon për Kimi Raikkonen që fiton besimin e Ferrarit pas një gare spektakolare ku i rrëmbeu pozicionin rivalit Rosberg, në xhirot e fundit. Por ndryshe nga Raikkonen, Vettel nuk shkoi më shumë se vendi i pestë me Bottas, që arriti t’i bënte ballë, duke përfituar edhe nga problemet e Ferrarit të Gjermanit. Edhe pse me gazin në maksimum gjatë gjithë garës, Vettel u shfaq i pafuqishëm dhe këtë e tregoi që në start ku Hamilton nuk e pati të vështirë për të ruajtur pozitat në krye, ndërsa Raikkonen parakaloi përkohësisht Rosberg, i cili ia ktheu me të njëjtën monedhë pak xhiro më vonë. Në lojën e pit stopeve, Ferrari fitoi sekonda të çmuara por kaq nuk mjaftoi që makina nga Maranello të shkonte më shumë se vendi i tretë i podiumit. Dhjetëshja e parë plotësohet me Ricciardon, Grosjean, Perez, Kvyat dhe Massa.

Në klasifikimin e përgjithshëm, Leëis Hamilton kryeson me 93 pikë, ndërsa Rosberg me 66 zbret Vettel në pozicionin e tretë me një pikë më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në klasifikimin për konstruktorë, Mercedes shkëputet me 159 pikë në krye, me 52 pikë më shumë se Ferrari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrivabene mohon kontaktet me Lewis Hamilton

Ferrari duke e parë të vështirë rivalitetin me Mercedez, ka bërë që të spekulohet shumë, pasi thuhet se mund të afrohet Hamilton në vend të Raikkonen. Britaniku është në prag të rinovimit me Mercedes dhe po kështu edhe finlandezi qëndron në pritje të një kontrate të re që do ta mbante të lidhur me Ferrarin, edhe pas këtij sezoni. Nisur nga situata e të dy pilotëve, Bossi i Ferrarit, Arrivabene i bën të qarta planet që ka skuadra e kuqe. – “Çdo pilot dëshiron të garojë me Ferrari. Kjo është normale edhe për ata që kanë fituar tituj me skuadra të tjera. Ne jemi të kënaqur me pilotët tanë, por kjo nuk do të thotë se do të nënshkruajmë që nesër me Raikkonen. Kimit ia kam bërë të qartë se kontrata varet nga performancat. Nëse më pyesni në e meriton rinovimin, do të thosha po. Por nëse them po, atëherë ai mund të bjerë në qetësi, kështu që mirë ta mbajmë Kimin të motivuar,” – theksoi ai. Sipas tij, 35-vjeçari duhet të punojë që ta fitojë rinovimin e kontratës dhe deri tani rezultatet i ka në favor. Në Çmimin e Madh të Bahreinit, finlandezi u ngjit për herë të parë në podium, pas 26 garash dhe kjo ishte një tjetër dëshmi se Ferrari është rikthyer i fortë këtë sezon e bashkë me të edhe Raikkonen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?