Hamilton sportisti britanik më i pasur i vitit 2015, pas tij Rooney e Button

Piloti britanik Lewis Hamilton është klasifikuar si sportisti më i pasur i Britanisë, me një pasuri prej 88 mln paundë, ndërsa sulmuesi i Manchester United ka kaluar këtë vit Jenson Button duke u ngjitur në vend të dytë, sipas listës së sportistëve më të pasur të vitit 2015, shpallur nga “Sunday Times”.  Kampioni në fuqi i Formula 1, Hamilton, 30 vjeç, dhe kryesuesi i garave të këtij sezoni, për të shmangur detyrimet e taksave të larta në Britani, jeton në një vend tjetër, Monaco, dhe për këtë arsye pasuria e tij u rrit me 20 mln paundë vitin e kaluar.  Kapiteni i Manchester United dhe i kombëtares së Anglisë, Rooney e ka shtuar pasurinë e vitit të fundit me 12 mln paundë duke shkuar në 72 mln paundë dhe duke dalë para pilotit tjetër britanik të F1,  Button. Lojtari i tenisit, Andy Murray renditet i katërti, me 48 mln paundë. Tenisti 27-vjeçar skocez që ishte finalist i “Australia Open 2015”, kaloi mbrojtësin e QPR, Rio Ferdinand, me një pasuri që shkon në total 44 mln paundë. Pas tij vjen kapiteni i Liverpul, Steven Gerrard, me 42 mln paundë. Ky i fundit pritet të largohet në fund të këtij sezoni në SHBA, për të luajtur me “LA Galaxy “. Rooney, 29 vjeç,  është i pari lojtar i Manchester United dhe i Anglisë, që mund t’i bashkohet David Bechkam, nëse pasuria e tij do të shkojë mbi 100 mln paundë. Në vend të shtatë nga sportistët më të pasur në Britaninë e Madhe renditet basketbollisti Luol Deng, 30-vjeç, i cili luan në SHBA.  Trajneri i Chelsea, Jose Mourinho është edhe trajneri më i pasur në Britaninë e Madhe me një pasuri prej 40 mln paundë, dhe pas tij vjen kolegu i Arsenalit, Arsen Venger që numëron 2 mln paundë më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?