Hamilton: Unë te Ferrari? Brenda javës rinovoj me Mercedes
E ardhmja e pilotit britanik, kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton është lidhur shpesh me një transferim të mundshëm të tij tek Ferrari, por dy herë kampioni i Botës në Formula 1, në asnjë moment nuk ka menduar të largohet nga skuderia e Mercedes. Diçka të tillë e zbuloi Hamilton në një intervistë për mediat angleze. –“Unë jam në bisedime me drejtuesit e Mercedes dhe brenda kësaj jave do të rinovoj kontratën. Nuk asnjë arsye që të largohem nga skuadra ime aktuale, pasi në radhë të parë ndihem mirë te skuderia e Mercedes, kam në dispozicion një makinë shumë kompetitive dhe kaq më mjafton për të qenë i lumtur. Të tregohem i sinqertë nga 100% ka 99,6 % shanse që unë të zgjas marrëveshjen aktuale me Mercedesin. Kurrë nuk ka menduar për Ferrarin, këto janë thjeshtë aludime të medieve” Në garën e fundit të zhvilluar Sepang, Çmimi i Madh i Malajzisë, Hamilton u la pas nga Sebastian Vettel me pilotin gjerman që riktheu Ferrarin te fitorja pas gati 2 vjetësh. Kampioni i Botës në vijim përveç se përgëzoi Ferrarin për paraqitjen e shkëlqyer në Sepang të Malajzisë i dha një këshillë edhe Fernando Alonsos. Sipas pilotit britanik, spanjolli nuk duhet të shqetësohet pasi McLaren do të kalojë momentin e vështirë që po përjeton aktualisht.
“Është diçka e bukur që Ferrari u rikthye. Më bëhet qejfi për Sebastian, sepse ai do të jetë një rival shumë i fortë për mua gjatë këtij sezoni. Çfarë është duke menduar Alonso tashmë? Unë kujtoj kohën kur lashë Mclarenin për t’u transferuar te Mercedes. Jo gjithçka shkoi mirë që në sezonin tim të parë me skuadrën gjermane. Gjithsesi Alonso nuk duhet të demoralizohet. Mclaren është një skuadër e madhe dhe ata do të dinë të ri-ngrihen. Unë jam i bindur se në vetëm pak kohë McLaren do t’i vendosë në dispozicion Fernandos një makinë të denjë që ai të luftojë për titullin kampion,” – u shpreh Hamilton.
KOHA JONË SONDAZH

