Hancko dhe Cambiaso, zbulohet plani i Juventusit në merkato

Pasi janë zyrtarizuar goditjet e para të janarit, Juventus po provon për goditje të tjera. Mes daljeve dhe hyrjeve, për momentin dy emra janë të lidhur me fatin e njëri-tjetrit.

Ata janë Andrea Cambiaso dhe David Hacko . Anësori ka disa kohë që ndiqet nga Manchester City, teksa kampionët e Anglisë mund të bëjnë një lëvizje zyrtare brenda fundjavës.

Klubi anglez dëshiron t’i japë Cambiason, Guardiolës, por duket i gatshëm të paraqitet në Torino me 65 milionë euro, krahasuar me 80 që është vlerësimi i Juventusit. Largimi i tij i mundshëm do të bënte që të zhbllokohej një transferim në hyrje.

Jo për të mbuluar largimin e Cambiaso, por për të gjetur qendërmbrojtësin e dytë pas dëmtimeve të Bremer dhe Cabal. I përzgjedhuri është sllovaku David Hancko, mbrojtës i Feyenoord-it dhe një njohje e vjetër në Seria A, pas eksperiencës së mëparshme te Fiorentina.

Transferimi i tij i menjëhershëm do të ishte i realizueshëm vetëm përballë një propozimi prej 35 milionë eurosh, një shifër që Juve mund ta shpenzonte vetëm në rast të një transferimi të rëndë, siç është Cambiaso. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP