Handanovic arrin akordin për rinovimin me Interin
Samir Handanovic do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit për sezonin e ardhshëm. Pas shumë zërave për një largim të sllovenit nga zikaltërit këtë verë, më në fund ka ardhur konfirmimi i rinovimit. Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i lojtarit, Federico Pastorello që ka pranuar se kanë arritur një marrëveshje me klubin dhe Samiri do të vazhdojë të jetë pjesë e Iterit.
Palët pritet të ulen në ditët në vazhdim për të firmosur marrëvëshjen duke i dhënë fund dhe pikëpyetjeve të mëdha që kishin lindur mbi të ardhmen e portierit, që në sezonin e fundit ka pasur jo pak fërkime me drejtuesit dhe për faktin se Inter nuk arriti asnjëherë të ishte kompetitiv për në zonën Champions. Handanovic është pjesë e Interit që prej vitit 2012 kur u transferua nga Udinese dhe në total me zikaltërit është aktivizuar në 106 ndeshje, ndërsa dy sezone më parë ka qenë pjesë dhe e formacionit më të mirë të Serie A.
KOHA JONË SONDAZH

