Hansi Flick: Ai do të jetë portieri ynë titullar deri në fund të sezonit

Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, në prag të ndeshjes që do të luajë sot ndaj Valencia në Kupën e Mbretit ka sqaruar se portieri polak Wojciech Szczesny do të mbrojë portën e klubit katalanas deri në fund të sezonit.
“Për mua Szczesny është numri një. Ne e zgjodhëm atë pikërisht për personalitetin e tij, për mënyrën e të bërit gjërat, për stilin e tij si portier, për mënyrën se si luan.
E di që Szczesny krahasohet me portierët e tjerë, por e kam thënë disa here se edhe Iñaki është fantastik. Të dy janë portierë të jashtëzakonshëm. Zgjedhja ime nuk ka të bëjë fare nëse është Iñaki apo Szczesny. Ka të bëjë me perspektivën e ekipit dhe ne gjithmonë vendosim se çfarë është më e mira për ekipin. Kështu dua t’i bëj gjërat”, tha Hansi Flick.