Hansi Flick kalon rekordin e Guardiola, arrin 7 fitore në 7 javët e para të La Liga
Hansi Flick është historia te Barcelona. Katalanasit arritën një fitore komode kundër Getafes, duke ruajtur kështu ritmin e tyre perfekt në kampionat me 7 fitore në 7 ndeshje. Ky sukses i fundit është edhe tejkalimi i rekordit të Barcelonës së Pep Guardiolas dhe Tito Vilanovas.
Në 2009 me Guardiolan, Barcelona fitoi 6 ndeshjet e para më 17 gola të shënuar dhe 3 të pësuar, dukje barazuar në ndeshjen e 7. Tre vjet më pas në 2012 nën drejtimin e Vilanova, sërish 6 fitore radhazi, sërish më 17 gola të shënuar, por 5 të pësuar.
Flick arriti rekordin e Valverde në 2017. Tashmë gjermani është vetëm një hap larg ‘El Tata’ Martino, i cili mban rekordin për startin më të mirë të ligës në historinë e Barcelonës me 8 fitore rresht të vendosur në 2013.