Hapen dyert e stadiumeve në Angli, e konfirmon kryeministri i Anglisë

Anglia është gati të hapë dyert e stadiumeve për tifozët nga 17 maji. Kryeministri Boris Jonhson, teksa po përshkruante planin e ri të qeverisë britanike për të lehtësuar kufizimet, ndër të tjera tha.

“Dyert e impianteve tona sportive do të hapen sërish.  Do të vendosen kufij në varësi të madhësisë së stadiumeve. Impiantet e vogla dhe të hapura do të jenë në gjendje të akomodojnë një maksimum prej 4 000 spektatorësh.”

Në stadiume më të mëdha, si Wembley dhe në impiantet e Premier League-s do të pranohen deri në 10 000 mbështetës ose 25% të kapacitetit. Rihapja nuk do të ketë të bëjë me finalen e FA Cup, e cila do të luhet më 15 maj. Nuk bëhet fjalë vetëm për ndeshjet e futbollit, por edhe për kampionate dhe ngjarje të mëdha si Wimbledon, Royal Ascot dhe Kupa e Botës Rugby.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?