Hapen stadiumet në Itali, Ministri i Sportit jep lajmin e shumëpritur
Vincenzo Spadafora, Ministri i Sportit në Itali, ka dhënë një lajm të mirë për klubet dhe tifozët e futbollit në Itali. Tashmë Ministria e Shëndetësisë ka dhënë “OK”-in që në ngjarjet sportive në ambiente të hapura të lejohen deri në 1000 persona.
“Në orët e ardhshme ky vendim do të bëhet zyrtar, por unë dua të falënderoj Ministrin Speranza për bashkëpunimin dhe Komitetin Teknik Shkencor (CTS). Përparësia ishte që të mos bënim dallime mes ngjarjeve kulturore dhe atyre sportive.
Më në fund, duke filluar nga gjysmëfinalet e Tennis Masters 1000 në Romë, 1000 spektatorë mund të marrin pjesë. Kjo hap ngjarjet sportive për publikun, në ambiente të hapura, duke respektuar me përpikmëri rregullat, si distancimi social, përdorimi i maskave dhe rezervimi i ulëseve.
Një hap i parë, më në fund, drejt kthimit në normalitet”, deklaroi Ministri i Sportit, ndërkohë që në tetor do tentohet hapja e stadiumeve edhe për më shumë tifozë.