Harry Kane është makineri golash, 20 në vetëm 12 ndeshje këtë sezon
Harry Kane po konfirmon çdo ditë se është një prej sulmuesve më të frikshëm në botë. Ylli anglez vazhdon formën e tij të jashtëzakonshme me Bayern Munich, duke shënuar sërish në fitoren 4-0 ndaj Club Brugge në Ligën e Kampionëve. Me këtë gol, ai arriti në 20 realizime sezonalë, shifër që e ka arritur vetëm pas 12 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet.
Kjo statistikë e vendos Kane-n përpara edhe legjendave si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Sipas të dhënave, Ronaldo kishte arritur kuotën e 20 golave pas 13 ndeshjesh në sezonin 2014–2015, ndërsa Messi ka pasur nevojë për 17 ndeshje për ta bërë këtë, dhe atë për tre sezone të ndryshme.
Produktiviteti i jashtëzakonshëm i Kane po e bën diferencën për Bayernin, që falë golave të tij po marshon me siguri në kampionat dhe në Europë.
KOHA JONË SONDAZH

