Harry Kane: Ishte ndeshje e çmendur, jam i zhgënjyer për rezultatin!

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka reaguar pas humbjes spektakolare 5-4 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League, e zhvilluar në Parc des Princes.

Në një prononcim për Sky Sport, kapiteni i Anglisë e përshkroi sfidën si një përballje të jashtëzakonshme, duke theksuar se numri i lartë i golave tregon sa shumë episode ndodhën gjatë takimit.

“Ishte një ndeshje e çmendur. Kur shënohen nëntë gola, do të thotë se kanë ndodhur shumë gjëra në fushë. Jam i zhgënjyer për rezultatin, por krenar për mënyrën se si reaguam. Në fund ishim shumë pranë barazimit,” deklaroi Kane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bomberi anglez shtoi se skuadra duhet të analizojë gabimet dhe të përmirësohet për sfidën e kthimit, duke lënë të hapur gjithçka për kualifikimin në finale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet të shohim ku mund të bëjmë më mirë dhe jemi gati të luftojmë në ndeshjen e kthimit,” përfundoi ai.

Përballja e dytë pritet të jetë vendimtare, me bavarezët që synojnë të përmbysin disavantazhin minimal në garën për një vend në finalen e madhe të kompeticionit më prestigjioz europian për klube.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?