Harry Kane kundër Haaland, sonte duel spektakolar mes dy nga sulmuesve më të mirë në botë

Çerekfinalja e Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Norvegjisë do të sjellë një nga përballjet më të mëdha individuale të këtij turneu: Erling Haaland kundër Harry Kane.

Dy nga sulmuesit më të frikshëm të futbollit botëror do të zbresin në fushë jo vetëm për të kërkuar një vend në gjysmëfinale, por edhe për të luftuar për një trofe personal, Këpucën e Artë të Botërorit.

Aktualisht, beteja për golashënuesin më të mirë të turneut udhëhiqet nga Haaland, i cili ka realizuar 7 gola, ndërsa pas tij renditet kapiteni i Anglisë, Kane, me 6 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përtej statistikave në Botëror, të dy sulmuesit vijnë pas një sezoni spektakolar me klubet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Harry Kane, me fanellën e Bayern Munichut dhe Anglisë, ka shënuar 36 gola në Bundesligë, ka dhënë 5 asistime, ndërsa në Champions League ka realizuar 14 gola. Në eliminatoret e Botërorit ai ka gjetur rrjetën 8 herë.

Nga ana tjetër, Erling Haaland ka shënuar 27 gola në Premier League me Manchester Cityn, ka dhënë 8 asistime, ndërsa në Champions League ka realizuar 8 gola. Me Norvegjinë, në eliminatoret e Botërorit, ai ka qenë fenomenal me 16 gola.

Dy sulmues, dy mënyra të ndryshme për të bërë diferencën

Edhe pse numrat i vendosin shumë pranë njëri-tjetrit, Haaland dhe Kane kanë profile të ndryshme në fushë. Kane konsiderohet një sulmues më i kompletuar, i cili nuk kufizohet vetëm te finalizimi. Kapiteni anglez shpesh zbret në mesfushë për të ndihmuar në ndërtimin e aksioneve, krijon hapësira për shokët e skuadrës dhe kontribuon më shumë në lojën kolektive.

Ndërkohë, Haaland është përkufizimi i një sulmuesi të zonës: një forcë fizike, shpejtësi dhe instinkt i jashtëzakonshëm për golin. Norvegjia mbështetet ndjeshëm te realizimet e tij, ndërsa Anglia ka më shumë alternativa sulmuese, si Jude Bellingham dhe lojtarë të tjerë të klasit botëror.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?