Harry Kane: Pa llogaritur Kupën e Botës, mendoj se jam favorit për Topin e Artë

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka deklaruar se beson se e meriton të jetë në garë për fitimin e çmimit prestigjioz Topi i Artë, duke u konsideruar mes kandidatëve kryesorë për trofeun individual më të rëndësishëm në futboll.

Në një intervistë për median sportive franceze L’Equipe, kapiteni i kombëtares angleze u shpreh i bindur se paraqitjet e tij gjatë sezonit e vendosin mes pretendentëve seriozë.

“Pa llogaritur Kupën e Botës, mendoj se jam një nga favoritët për të fituar Topin e Artë, së bashku me lojtarët që luajtën finalen e Champions League. Megjithatë, nuk jam nga ata që kërkojnë me ngulm vlerësime, preferoj ta tregoj vlerën time në fushë”, deklaroi Kane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një motivim shtesë për sulmuesin anglez është fakti se ceremonia e ardhshme e ndarjes së çmimeve pritet të zhvillohet në London, qyteti ku ai ka lindur. Kane e cilësoi këtë si një mundësi të veçantë, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një shenjë pozitive për të.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ta fitoja në shtëpi do të ishte diçka vërtet speciale”, shtoi ai, ndërsa zbuloi edhe objektivin e tij të ardhshëm personal: të thyejë rekordin prej 61 golash të realizuar gjatë këtij sezoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?