Hasi largohet nga Mechellen, gati të marrë drejtimin e Gent
Tashmë është zyrtare. Besnik Hasi nuk është më trajneri i skuadrës së Mechellen, në elitën e futbollit, belg, Jupiler Pro League dhe pritet të nisë një aventurë tjetër.
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare e mbylli bashkëpunimin me klubin, ndonëse do të vazhdojë ta drejtojë ekipin edhe në 4 ndeshjet e mbetura të fazës “play-off”, që mund t’i sigurojnë një vend në kualifikueset e Conference League.
Njoftimi erdhi vetë nga klubi “verdhekuq”, me këta të fundit që i dedikuan një postim të veçantë, strategut shqiptar të pankinës, teksa falenderuan jo pak Hasin, për punën e bërë, duke i uruar edhe sukses në të ardhmen, postim ky që erdhi menjëherë pas ndeshjes Mechelen-Leuven, nga ky ish-kapiteni u shpreh se i vjen keq për largimin, por shtoi se e bëri punën e tij me ekipin, dhe se tani ai do të ndjekë karrierën e tij.
52-vjeçari ka arritur akordin personal, pikërisht me skuadrën që humbi “garën”, për një vend në kualifikueset e Conference League, Gent dhe tashmë pritet vetëm nisja e sezonit të ardhshëm, ku përveç pretendimeve për të fituar titullin kampion, pritet dhe një “garë” e zjarrtë, në kompeticionin evropian.