Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 14:02 Takohen Trump dhe Putin, shtrëngim miqësor duash në Shenzen Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi rus, Vladimir Putin, u takuan në Shenzhen dhe shtrënguan duart, duke shënuar takimin e tyre të parë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Çfarë dihet deri më tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit?

Çfarë dihet deri më tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit?

Kryesore
E diel, 1 Dhjetor 2024 14:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Nuk pati viktima, por kanali ka pësuar dëme, kurse banorë nga Mitrovica nuk kanë pasur ujë për gati 24 orë pas shpërthimit.

Pas riparimit të përkohshëm, furnizimi me ujë është rikthyer.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se është përdorur eksploziv deri në 20 kilogramë i cili ishte vendosur në një çantë të zezë dhe ishte aktivizuar me detonator mekanik, përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme.

Autoritetet e Kosovës akuzuan Serbinë për këtë sulm, të cilin e cilësuan si terrorist, duke shtuar se ishte sulmi më i rënd ndaj infrastrukturës kritike të vendit që nga lufta e fundit në Kosovë.

Pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me shpërthimin, autoritetet Kosovare i kanë arrestuar tetë të dyshuar dhe kanë konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv.

Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Serbinë për këtë “sulm kriminal dhe terrorist” dhe strukturat kriminale të udhëhequra nga Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të dielën se autoritetet serbe po zhvillojnë një hetim lidhur me shpërthimin. Ai mohoi çdo përfshirje në sulm, duke shtuar se akuzat e bëra kundër Serbisë “pa prova mbështetëse” janë “shumë shqetësuese”. Ai bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar “për këtë akt sabotimi”.

Mund t'ju interesojë

Tronditet sërish bota e futbollit, futbollisti 18-vjeçar ndërron jetë pas ndërhyrjes fatale

Tronditet sërish bota e futbollit, futbollisti 18-vjeçar ndërron jetë pas ndërhyrjes fa...

Para 2 orësh
Batuta e Ramës: Sali, lidh brekët dhe ik tani!

Batuta e Ramës: Sali, lidh brekët dhe ik tani!

Para 2 orësh
Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

Para 3 orësh

Të shtunën pasdite, Bashkimi Evropian dënoi ashpër “sulmin terrorist”, duke shtuar se “është një akt i neveritshëm sabotimi ndaj infrastrukturës kritike civile të Kosovës”.

Tetë të arrestuarit dhe të shoqëruar në polici të shtunën, dyshohen për përfshirje në veprime kriminale e terroriste.

Ata dyshohen për përfshirje në sulmin ndaj kanalit të ujit të premten dhe se janë pjesë të “Mbrojtjes Civile”, e cila ka vepruar ilegalisht në veri të Kosovës nga viti 2011 dhe cila është shpallur organizatë terroriste në qershorin e vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës.

Pasojat e shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në një fshat të Zubin Potokut, në veri të Kosovës, 29 nëntor.

Gjatë aksionit policor janë sekuestruar mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë raketahedhës dore, tri granata dore, dy pushkë të llojit AK47, një revole, municion të kalibrave të ndryshme, pjesë të armeve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në valuta si euro dhe dinar dhe pajisje të tjera, sipas drejtorit të Policisë, Hoxha.

Në një bastisje të ndarë në Zveçan, Hoxha tha se policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armatimi të fshehur si, dy pushkë AK47, tri revole, një armë gjuetie, dy armë rekreative, gjashtë karikator të AK47, municion dhe uniforma ushtarake.

Hoxha tha se armatimi i konfiskuar mund të lidhet me sulmet e kësaj jave dhe me raste të tjera që autoritetet janë duke i trajtuar.

Policia e Kosovës shfaq për media armë, municion dhe uniforma ushtarake të cilat tha se i konfiskoi gjatë një aksioni të gjerë në veri të vendit, pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, 30 nëntor, Mitrovicë e Jugut.

Policia e Kosovës shfaq për media armë, municion dhe uniforma ushtarake të cilat tha se i konfiskoi gjatë një aksioni të gjerë në veri të vendit, pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, 30 nëntor, Mitrovicë e Jugut.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në një konferencë për media se shumica dërrmuese e armatimit dhe pajisjeve të tjera të konfiskuara janë “prodhim serb” dhe se një pjesë e madhe e tyre janë “pajisje ekskluzivisht ushtarake” që nuk mund të gjendet lehtë në tregun e zi.

Eksplozivi i përdorur në sulmin ndaj kanalit “është e pamundur të gjendet, nëse nuk furnizohet drejtpërdrejt nga depot e ushtrisë”, u përgjigj Sveçla pasi u pyet se si ka mundur të futet një sasi kaq e madhe eksplozivi në atë pjesë të vendit./Europa e Lirë/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Takohen Trump dhe Putin, shtrëngim miqësor duash në Shenzen
Para 1 minute

Takohen Trump dhe Putin, shtrëngim miqësor duash në Shenzen

Evakuime humanitare në Ukrainë: Zelenskyy kërkon 10 operacione të reja pas Oleshky-t, Kievi akuzon Moskën se e shfrytëzoi armëpushimin
Para 2 minutash

Evakuime humanitare në Ukrainë: Zelenskyy kërkon 10 operacione të reja pas Oleshky-t, Kievi akuzon Mos...

Makina luksoze, apartamente dhe biznese, SPAK sekuestron pasuri me vlerë 9.1 milionë euro në Durrës
Para 5 minutash

Makina luksoze, apartamente dhe biznese, SPAK sekuestron pasuri me vlerë 9.1 milionë euro në Durrës

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League
Para 16 minutash

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 16 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 15 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 5 orësh

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

4 Zbardhen vazot e eliminatoreve të Euro 2028, Shqipëria dhe Kosova shmangin përballjen direkte
Para 4 orësh

Zbardhen vazot e eliminatoreve të Euro 2028, Shqipëria dhe Kosova shmangin përballjen direkte

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.