Juventus nuk di të fitojë më, ndalet edhe ndaj Lecces

Juventus i thotë lamtumirë garës për titull. Bardhezinjtë zhgënjejnë sërish, pasi nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Lecces.

Një tjetër ndeshje që e gjeti trajnerin Motta në vështirësi nga mungesat e shumta. Në minutën e 68-të, Cambiasso zhbllokoi ndeshjen me një goditje nga distanca, që u devijua nga një mbrojtës dhe shkoi në rrjetë.

Lecce gjeti forcat për të reaguar me Rebic, i cili befasoi ekipin torinez në kohën shtesë. Juventus shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 6-të. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?