Hazard i pa fat! Operohet në kyçin e këmbës, ja ëndrra e belgut

Eden Hazard u transferua në merkaton e verës nga Chelsea për tek Real Madridi duke u projektuar si njeriu i cili do të zëvendësonte Crsitiano Ronaldo.

Belgu nuk ka respektuar parashikimet duke luajtur shumë pak dhe kontributi i tij tek klubi galaktik ka qenë i ulët. Mesfushori me tipare sulmuese i cili ka përjetuar disa dëmtime është operuar sërish.

Real Madrid në faqen zyrtare ka informuar mbi gjendjen e Hazard: “ Belgu u operua me sukses në kyçin e këmbës së djathë në Dallas,” shkruhet në njoftimin e klubit spanjoll. Hazard do të jetë nën monitorim nga mjekët e Realit me shpresën që të luaj në Euro 2020 me Belgjikën.

SHKARKO APP