Hazard: Shitja e De Bruyne tek Volsburg, gabim i madh
Eden Hazard del kundër Jose Mourinhos. Sulmuesi bleg ka kritikuar trajnerin e tij te Chelsea se largoi pa të drejtë Kevin De Bruyne në Janar të vitit 2014. Sipas 24-vjecarit bashkëkombasi i tij i cili aktualisht është pjesë e Wolfsburgut në Bundesligë i kishte cilësitë për të qenë pjesë e një skuadre si Chelsea. De Bruyne e ardhmja e të cilit është lidhur shpesh me një transferim të mundshëm te Bayerni i Mynihut ose Manchester City në verën është duke zhvilluar një sezon fantastik me fanellën ujqërve. Në 25 ndeshje me fanellën e Wolfsburgut në Bundesligë këtë sezon ai ka realizuar 9 gola si dhe ka dhënë 16 asiste. Aktualisht Hazard dhe De Bruyne janë të grumbulluar së bashku me kombëtaren belge, dhe futbollisti i Chelsea-it i intervistuar nga mediat u shpreh me fjalët më të mira për shokun e tij në përfaqësuese. – "Chelsea do të ishte një skuadër më e fortë nëse do të kishte ende në skuadër Kevin De Bruyne pasi ai është një futbollist i shkëlqyer. Unë mendoj se Mourinho gaboi që e lejoi atë të largohej dhe që nuk i dha mundësi të shfaqte vlerat e tij te blutë. Nëse do të jepej mundësia të merrja një vendim unë do ta riktheja atë te Chelsea. Është e vërtetë që te Ëolsfsburgu si skuadër ka më pak presion se te Chelsea dhe De Bruyne e ka më thjeshtë të shkëlqejë aty. Gjithsesi cilësitë e tij nuk vihen në diskutim. Ashtu si Courtois edhe Kevin është një futbollist me një të ardhme të madhe përpara."Kevin De Bruyne, Eden Hazard dhe Thibaut Courtois tashmë duhet të udhëheqin Belgjikën drejt kualifikimit për në kampionatin Europian. Sfida e radhës për kombëtaren e drejtuar nga Marc Wilmots është ajo e kësaj të Shtune ndaj Qipros që Belgjika do ta zhvillojë në shtëpi.
KOHA JONË SONDAZH

