Hebaj shkëlqen në Uzbekistan, shënon tripletë golash

Rubin Hebaj, duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë në Uzbekistan, aty ku u transferua në merkaton e janarit.

Sulmuesi shkodran është pjesë e Andijan dhe këtë të hënë ishte protagonist absolut në fitoren 5-0 të skuadrës së tij ndaj Metallurg Bekabad.

Hebaj ishte autor i tre golave, në minutat 2, 9 dhe 82. Këta janë golat e parë me fanellën e Andijan për Hebajn, i cili deri tani është aktivizuar në katër ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?