Henry për Mbappe: E pabesueshme, disa lojtarë nuk do të shënojnë 300 gola as në stërvitje
Ish-golashënuesi më i mirë i kombëtares franceze, Thierry Henry, ka vlerësuar yllin aktual të kombëtares, Kylian Mbappé, për arritjen e 300 golave në karrierë.
Sulmuesi i PSH e ka arritur këtë shifër të jashtëzakonshme në moshën 24 vjeç e 333 ditë, gjë që nuk e arritën as lojtarët më të mirë të këtij mijëvjeçari Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
“Është e pabesueshme, ai duket si djalë nga një tjetër planet. Në fund të fundit, disa lojtarë nuk do të shënojnë 300 gola në të gjithë karrierën e tyre, madje edhe në stërvitje.
Ai është golashënues, por mund të krijojë edhe për shokët e tij. Natyrisht, ai ka ende vend për përmirësime, por në sulm është i aftë për pothuajse çdo gjë”, deklaroi Henry për pasardhësin e tij.
Të dy “Topçinjtë” ishin pjesë e të njëjtës akademi, Clairefontaine. Filluan karrierën e tyre profesionale në Monako dhe fituan titullin kampion bote në moshë të re. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

