Here We Go! / Juventus transferon talentin boshnjak Kerim Alajbegović nga Leverkusen
Juventusi ka arritur marrëveshjen për transferimin e Kerim Alajbegović nga Bayer Leverkusen. Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, me frazën e tij të famshme “Here We Go!”.
Sipas Romano-s, klubet kanë mbyllur marrëveshjen për një paketë totale prej 35 milionë eurosh, ku përfshihen edhe bonuset. Edhe lojtari dhe përfaqësuesit e tij kanë dhënë dritën jeshile për këtë transferim.
Alajbegović pritet të firmosë një kontratë afatgjatë me Juventusin dhe të nisë një kapitull të ri në futbollin italian. Talenti boshnjak kishte shprehur dëshirën e fortë për të kaluar në Serie A dhe tashmë është gati t’i bashkohet projektit të klubit bardhezi.
KOHA JONË SONDAZH

