Hidhet pas pak shorti i Champions League/ Rrezikohet derbi i Madridit dhe një derbi gjerman

Pas rreth një ore do të hidhet shorti i Champions League por fazën e 1/8-ve. 8 skuadrat e kualifkuara si më të mirat direkt nga faza e grupit janë Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.

Në krahun tjetër, 8-shja e kualifikuar nga “play-off” përbëhet nga, Bayern Munich, Real Madrid, Club Brugge, Feyenoord, Benfica, PSV, Borussia Dortmund, dhe PSG.

Ndeshjet e mundshme që shorti mund të sjellë:

Swiss Digital Desktop Reklama

PSG / Benfica – Liverpool / Barcelona

Swiss Digital Mobile Reklama

Borussia Dortmund / Club Brugge – Lille / Aston Villa

Bayern Munich / Real Madrid – Atletico Madrid / Bayer Leverkusen

Feyenoord / PSV – Arsenal / Inter

Rreziku i madh është që të kemi një derbi të Madridit si dhe një derbi gjerman mes Bayernit dhe Leverkusenit, që do të ishin dy sfida që premtojnë spektakël. PSG do të shortohet me një mes Liverpoolit dhe Barcelonës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?