Hidhet shorti i Premier League/ Java e parë, spikat super ndeshja United-Arsenal

Është hedhur sot shorti i sezonit të ri të Premier League për vitin 2025/26, dhe kampionati anglez pritet të nisë me shumë emocione që nga java e parë. Starti do të jepet të premten, më 15 gusht, me ndeshjen hapëse ndërmjet kampionëve në fuqi, Liverpool, dhe Bournemouth, në orën 21:00.

Java e parë do të zgjasë katër ditë, nga e premtja deri të hënën, por ndeshja më e shumëpritur do të zhvillohet të dielën, më 17 gusht: një përballje e madhe mes Manchester United dhe Arsenal në “Old Trafford”, me fillim nga ora 17:30.

Po atë ditë, Chelsea do të presë Crystal Palace në orën 15:00. Ndërkohë, e shtuna do të jetë e mbushur me ndeshje interesante, përfshirë sfidat Aston Villa–Newcastle dhe Wolves–Manchester City. Java do të mbyllet të hënën, më 18 gusht, me sfidën Leeds–Everton në orën 21:00.

Kalendari i javës së parë:

E premte, 15 gusht

Liverpool – Bournemouth (21:00)

E shtunë, 16 gusht

Aston Villa – Newcastle (13:30)

Brighton – Fulham (16:00)

Nottingham – Brentford (16:00)

Sunderland – West Ham (16:00)

Tottenham – Burnley (16:00)

Wolves – Manchester City (18:30)

E diel, 17 gusht

Chelsea – Crystal Palace (15:00)

Manchester United – Arsenal (17:30)

E hënë, 18 gusht

Leeds – Everton (21:00)

Sezoni do të përfundojë më 24 maj 2026.

SHKARKO APP