Hidhet sot shorti i Europa League, Milani dhe Roma rrezikojnë të “peshkojnë” Liverpoolin
Milani dhe Roma u kualifikuan në raundin e 16-të të Europa League (pasi eliminuan Rennes dhe Feyenoord me penallti) dhe për këtë arsye do të përfshihen me skuadrën e Bergamos, në vazot për shortin e planifikuar për të premten, më 23 shkurt, në orën 12:00, në Nyon, ku përfshihen 16 ekipe: fituesit e tetë grupeve do të përballen me fituesit e “play-off”-it.
“Kuqezinjtë” dhe “verdhekuqtë” do të luajnë kundër një prej goglave, përveç Atalantës, duke qenë se në këtë pikë të kompeticionit nuk mund të ketë derbi. Për të dy, kërcënimi numër një quhet Liverpool, ndërkohë që një rrezik është edhe Leverkuseni. Rivalët e tjerë të mundshëm për Milanin dhe Romën: West Ham, Rangers, Slavia Prague dhe Villarreal.
Atalanta, e cila fitoi grupin e saj, do të përballet me një nga skuadrat që kapërceu pengesën e “play off”-it, përveç Milanit dhe Romës. Kundërshtarët e mundshëm të skuadrës së Gasperinit në fazën e 16-të janë Benfica, Sporting Lisbonës, Freiburg, Qarabag, Marseille dhe Sparta Pragë.
KOHA JONË SONDAZH

