Hidhet sot shorti i Kupës së Botës 2026, Shqipëria në listën e Kombëtareve X

Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, po afron me shpejtësi dhe emocionet po rriten dita-ditës. Turneu i parë në histori me 48 skuadra pjesëmarrëse pritet të jetë më i madhi dhe më spektakolari ndonjëherë. Kampionia në fuqi, Argjentina e Lionel Messit, synon të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë.

Shorti i fazës së grupeve, që po mbahet në “Kennedy Center” të Washington D.C., do të përcaktojë rrugën e çdo kombëtareje drejt finales së madhe, duke vendosur përbërjen e 12 grupeve dhe më pas rrugëtimin e fazës me eliminim direkt. Me pak fjalë, është momenti më i rëndësishëm para nisjes së vetë turneut.

Përbërja e grupeve (deri tani)

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi A: A1 Meksika

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi B: B1 Kanada

Grupi D: D1 Shtetet e Bashkuara

Pjesa tjetër e skuadrave do të vendosen gjatë hedhjes së shortit.

Image

Si të ndiqni shortin

Data: 5 dhjetor

Ora: 18:00 sipas orës së Europës Qendrore

Ceremonia, e prezantuar nga Kevin Hart, Heidi Klum dhe Danny Ramirez, do të shoqërohet me performanca nga Andrea Bocelli, Nicole Scherzinger dhe Robbie Williams. Ndërkohë, Rio Ferdinand është zgjedhur si “drejtuesi” zyrtar i shortit.

Si funksionon shorti?

42 skuadra tashmë të kualifikuara janë ndarë në katër vazo sipas renditjes së FIFA-s:

Vazo 1: 3 vendet pritëse (SHBA, Kanada, Meksikë) + 9 skuadrat më të mira në botë

Vazo 4: 6 skuadrat me renditjen më të ulët + 6 fituesit e plejofeve të marsit 2026

Kufizimet gjeografike mbeten të njëjta: ekipet nga i njëjti kontinent (përveç Europës) nuk mund të jenë në të njëjtin grup. Deri në dy ekipe europiane lejohen në një grup.

Cilat vende ende luftojnë për një biletë Botërori?

Nga UEFA: Shqipëria, Italia, Turqia, Danimarka, Kosova, Polonia, Irlanda, Bosnja, Suedia, Rumania, Çekia, etj.

Play Off-et ndërkontinentale: Kongo, Iraku, Xhamajka, Bolivia, Surinami, Kaledonia e Re.

Play Off përfundohen midis 26–31 marsit 2026.

Kalendari i Kupës së Botës 2026

Faza e grupeve: 11–27 qershor

1/32 e finales: 28 qershor – 3 korrik

1/16 e finales: 4–7 korrik

Çerekfinalet: 9–11 korrik

Gjysmëfinalet: 14–15 korrik (Dallas & Atlanta)

Finalja: 19 korrik, në “MetLife Stadium”, New Jersey

Ndeshja hapëse do të luhet më 11 qershor, ku Meksika do të presë kundërshtarin e Grupit A në Mexico City.

Turneu premton spektakël të madh, emocion dhe rekorde të reja për futbollin botëror, ndërsa bota pret me padurim hedhjen e shortit që do t’i japë formë Kupës së Botës 2026.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?