Higuain, Juves: Kampionati është në duart tona!
Troket kryendeshja e Seria A, Juve-Napoli. Këtë të shtunë dy ekipet kryesuese të Seria A, që i ndajnë vetëm dy pikë nga kryesimi, do të përballen mes tyre. Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain e fokuson vëmendjen e tij te titulli kampion duke theksuar se me rëndësi është që pas Juves, skuadra e tij të ruajë kryesimin në krye të klasifikimit. – “Tani gjithçka varet nga ne. Duhet të ruajmë qetësinë, të mos përfshihemi nga euforia, por të qëndrojmë me këmbë në tokë.”
Në të vërtetë sulmuesi argjentinas shfaqet mjaft i qetë dhe i relaksuar para sfidës që konsiderohet se mund të jetë edhe vendimtare në garën për titull. -“Personalisht ndihem i qetë. Luaj futboll prej më shumë se 10 vjetësh dhe e di rëndësinë e një ndeshjeje si kjo. Di që kjo është një sfidë speciale dhe që të gjithë presin me padurim të japin maksimumin. Krahasimet e fundit me Maradonën normalisht që më kanë përkëdhelur sedrën, por vetëm mendimi që i afrohem sadopak atij dhe asaj që ai ka arritur me Napolin, është një arritje shumë e madhe për mua, një mrekulli,” – shprehet Higuain.
Deri më tani ai ka shënuar 24 gola në 24 ndeshje. – “Shpresoj të vazhdoj të shënoj me këtë ritëm dhe që kontributi im ta çojë skuadrën përpara. Të gjithë kemi momente të vështira ndaj ajo që duhet të mundohemi të bëjmë është që të rritemi e të mësojmë t’i kalojmë sa më me lehtësi ato, por ky është viti im dhe unë duhet ta shfrytëzoj atë në maksimum. Do të ishte fantastike të fitonim titullin kampion,” – thekson argjentinasi.
KOHA JONË SONDAZH

