Higuain sqaron sherrin në debutim: Më provokuan, kërkoj respekt!

Gonzalo Higuain kthehet në makthin e debutimin të tij në “Major League Soccer”, me fanellën e Inter Miamit, i cili përfundoi me humbjen 3-0 kundër Union Filadelfia. Argjentinasi u bë pjesë e një grindjeje të madhe me pesë kundërshtarë të tij, të cilët e përqeshën atë, pasi dështoi nga një goditje dënimi.

“Të pestë u bashkuan, ata më provokuan. Unë besoj te loja e ndershme, por jam person emocional. Nuk mund ta pranoja dhe ta toleroja atë që ndodhi”, tha sulmuesi 32-vjeçar argjentinas.

Pas disfatës së fundit, klubi amerikan i David Beckham synon vendin e parafundit në renditjen e Konferencës Lindore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?