Higuain zhbllokohet në Amerikë, i jep fitoren Inter Miami-t (VIDEO)

Gonzalo Higuain rikthen Inter Miami-n te fitorja në Major League Soccer pas 3 humbjesh radhazi. Sulmuesi argjentinas i transferuar këtë verë nga Juventusi te skuadra që është në pronësi të David Beckham arriti të shënonte golin e fitores në sfidën mes New York Red Bulls dhe Inter Miami që u mbyll me suksesin 1-2 të skuadrës nga Florida.

Në minutën e 81-të Higuain, ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje standarde duke përmbysur rezultatin. Në fund duhej edhe një ndërhyrje vendimtare e një tjetër ish-juventini të transferuar te Inter Miami, Blaise Matuidi që largoi topin mbi vijën fatale për të ruajtur fitoren e Inter Miami.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?