Historia e Përparim Hetemajt: Nga lufta e Kosovëss, te goli ndaj Juves

 

Nga një i arratisur te goli i tij i parë me fanellën e Chievos ndaj një skuadre të madhe si Juventusi. Është kjo historia e Përparim Hetemajt futbollistit me origjinë shqiptare që dhimbjen e ka kthyer në forcë, për të arritur aty ku është sot.

Ai gol i tij ndaj bardhezinjëve mund të vlente vendin e parë në kampionat për Chievon së bashku me Interin, por Dybala me finalizimin nga pika e bardhë ia prishi disi festën 28-vjeçarit që luan për përfaqësuesen e Finlandës. Jeta ka patur shumë pengesa për numrin 56-të të veronezëve të cilin Hetemaj e mban që prej 2011-s dhe ja dedikon vitit të lindjes së babait të tij i cili prej disa kohësh është ndarë nga jeta. Djaloshi nga Skënderaj ka patur shumë ëndrra në jetë, disa prej tyre ka arritur ti realizojë edhe pse i është dashur të kalojë një fëmijëri të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ëndrra më e madhe ka qenë të bëhesha një futbollist profesionist, e dëshiroja një gjë të tillë që fëmijë dhe jam i lumtur që ja kam dalë. Unë dhe vëllai im Mehmeti shikonim gjatë gjithë kohës futboll në televizor madje edhe luanim shumë në fusha të vogla me miqtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jeta e Përparim Hetemajt nuk ka qenë aspak e lehtë. Në moshën 6-vjeçare atij i është dashur të arratiset nga Kosova për shkak të luftës së bashku me të vëllain, dy motrat dhe prindërit.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë, babai fillimisht u operua në Kroaci, ndërsa më pas shkuam në Finlandë. I shpëtuam luftës por problemet nuk morën fund për ne. Babai ishte i sëmurë në atë kohë dhe nuk punonte dot më. Për një vit shkuam në Olou në një qendër që u vinte në ndihmë emigrantëve. Më pas u zhvendosëm në Helsinki ku spitalet ishin më të mira për të kuruar sëmundjen e babait i cili u nda nga jeta në 2010-n kur ishte vetëm 54 vjeç”.

Në pamundësi për të luajtur me Kosovën, Hetemaj zgjodhi të përfaqësonte Finlandën. I pyetur nëse ndihet më shumë kosovar apo finlandez 28-vjeçari u përgjigj në këtë mënyrë.

“Ndihem edhe kosovar edhe finlandez. Zgjodha përfaqësuesen finlandeze, sepse Kosova nuk e kishte një të tillë, ndërkohë që nuk kam patur pasaportë shqiptare dhe e kisha të pamundur të luaja për Shqipërinë”.

Të Dielën, Chievo e tij do të sfidojë Interin në një takim që mund të vlejë shumë për ecurinë e të dyja skuadrave në Serinë A. Hetemaj shpreson te marrja e një rezultati pozitiv përballë zikaltërve.

“Interi është një skuadër e madhe që po tregon një formë të mirë gjatë kësaj periudhe. Ata kanë në përbërje shumë lojtarë cilësorë, njëri prej tyre është Kondogbia të cilin e kam ndjekur edhe në Champions League. Gjithsesi ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë momentin e mirë që po kalojmë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?