Historia e Ronald Gërçaliut: Për shumë të huaj isha thjesht “shqiptari’

 

Ronald Gërçaliu ka shumë për të treguar. “Unë mund të shkruaj një libër të trashë”, thotë vetë 29-vjeçari, i cili ka kaluar nëpër një karrierë shumë të luhatur, nga ylli i ri me Austrinë në Kampionatin Europian, te mbrojtësi i përbuzur, me eksperiencë të çuditshme në Poloni e Rumani ku u gjend si në det të hapur. Pas rikthimit në Tiranën e tij të lindjes, Gërçaliu ka treguar gjithçka për “Kurier”, në një vizitë disa ditore që futbollisti ka bërë në Insbruk, duke përfituar nga pushimi i akorduar për shkak të dëmtimit të pësuar në mollzën e syrit …

Aventura në Shqipëri: “Unë kam lindur në Shqipëri, për tu transferuar më pas në Austri e për të marrë nënshtetësinë austriake. Unë ndjej se i detyrohem shumë këtij vendi, pasi këtu në Austri u stërvita si futbollist dhe ndërtova karrierën time. Jam vërtetë i lumtur që kam jetuar këtu. Nga ana tjetër, gjithmonë kam dashur dhe kërkuar që në një moment të karrierës time të luajë pikërisht aty ku e nisa, në Shqipëri, te Tirana. Tashmë jam pjesë e skuadrës së Tiranës dhe për dy vitet e ardhshme do të jetoj në Tiranë me prindërit e mi”.  

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronald Gërçaliu kur luante për përfaqësuesen e Austrisë. … Suksesi i ekipit kombëtar austriak: “Është vërtetë e mahnitshme por jo e pabesueshme që Austria është kualifikuar për në Kampionatin Europian, pasi në përbërje ka futbollistë cilësorë. Sigurisht që dhemb pak fakti që nuk jam atje, pasi aty ka shumë lojtarë të moshës time. Por, jam gjithashtu i ndërgjegjshëm. Koha ime në të vërtetë nuk ka përfunduar ende, por nga ana tjetër, që pas dëmtimit tim në gju, që më mbajti jashtë fushave për 14 muaj, nuk ma qenë më aktiv dhe dinamik si më pare”. …

Swiss Digital Mobile Reklama

Reputacioni i tij i keq: “Unë kam qenë gjithmonë një person shumë i drejtpërdrejtë, duke ia thënë gjërat të tjerëve gjithmonë në fytyrë. Një karakter ky që nuk është përcjellë mirë te të tjerët. Si një i ri, edhe unë kam bërë gabime. Gjithsesi, tani komunikoj ndryshe dhe jam më diplomatik. Unë nuk jam ai që shikon vetëm përfitimin financiar.  Kam dëgjuar të thuhet për mua se kam qenë i pangopur, apo se i kisha kërkuar klubit një makinë të luksoze të madhe në Salzburg. Të gjitha këto ishin vetëm legjenda urbane. Këto detaje më kanë bërë gjtihmonë të ndihem si një i huaj që vij nga Shqipëria. Madje, për shumë, unë isha vetëm “Shqiptari”.

Nëse do të kisha qenë austriak, do ta kisha patur me siguri shumë më të lehtë në ekip”.   Më parë Gërçaliu ka luajtur edhe në Gjermani, Poloni e Rumani. … Stacionet e tij të mëparshme: “Në Ingolstadt, kurrë nuk më erdhi një shans i vërtetë. Unë u lëndova atje, ndërkohë që ata besonin se i kishte mashtruar. Duke rrezikuar të mos paguhesha për 14 muaj. Më pas kalova te Lodz, në Ligën Polake. Klubi ishte një çmenduri e vërtetë. Me ambiente të mykur dhe me gjashtë muaj pa para. Më vonë, në Rumani me Kluzh dhe tani në Tiranë tejkalimet e afateve kohore të pagesave, nuk janë dhe aq të mëdha. I them të gjitha këto që futbollistët në Bundesligën Austriake të jenë të ndërgjegjshëm dhe mirënjohës që mund të luajnë në ato nivele”.   Gërçaliu u dëmtua gjatë fazës së parë, pikërisht në transfertën ndaj Skënderbeut. …

Syri i tij i lënduar: “Një kundërshtar rrëshqiti mbi mua, duke më goditur në pjesën e mollzës së syrit. Pavarësisht dëmtimit, unë vazhdova të luaj. Por, pas gjysmë ore syri ishte aq i fryrë sa që në një moment pashë tre topa në fushë. Lëndimi në sy gjithsesi e kishte një avantazh, pasi pata mundësinë të vizitoj dhe të kaloj kohë me familjen time”, deklaroi Gërçaliu nga Insbruk, aty ku jetojnë bashkëshortja dhe dy djemtë e tij.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?