Historia shkruhet edhe me humbje, Skënderbeu dorëzohet para turqëve
Humbja, fitorja apo barazimi, nuk kishte më shumë rëndësi se fakti që një skuadër shqiptare merrte pjesë për herë të parë në fazën e grupeve të një kompeticioni me rëndësi si Europa League, për herë të parë, që pas ndryshimit të formatit të Kupave të Europës. Kështu, për Skënderbeun historia ishte shkruar ndaj në përballjen e djeshme me ekipin turk të Beshiktash, që u zhvillua në “Elbasan Arena” favoritë ishin mysafirët që u larguan në fund me tre pikë. Mbi 8 mijë të pranishmit në stadiumin e ekipit kombëtar patën mundësi të shihnin më në fund në tokën shqiptare një ndeshje të nivelit të lartë përsa i përket pjesëmarrjes së klubeve shqiptare, në Europë. Skënderbeu e nisi me humbje këtë aventurë, por duke lënë pas momentin historik të arritjes deri në këtë fazë.
Ndeshja
Ndeshja nis me ritëm, ndërsa Skënderbeu duket i vendosur mirë në fushë dhe nuk lejon hapësira. Një gabim në mbrojtjen e Skënderbeut i jep mundësinë Tosun të rrezikojë, por edhe pse ai pason në qendër, Kuarezma godet jashtë. Skënderbeu reagon me Shkëmbin, që me një goditje dënimi godet dhe por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Beshiktashi ushtron presion të vazhdueshëm dhe në minutën e 29-të gjen golin me Sosën. Topi i gjatë në drejtim të zonës korçare, ku Kuarezma shërben bukur me kokë për Sosën dhe ky i fundit gjendet krejtësisht i lirë brenda zonës dhe godet menjëherë duke e dërguar topin në rrjetë. Pas golit, ekipi i Josës e ka të vështirë përqendrimin dhe lë shumë hapësira pas. Beshiktash ka raste për golin e dytë por 45 minutat e para mbyllen me shifrat 0-1. Pjesa e dytë nis me dy raste për ekipin turk, por Skënderbeu nuk lejon topin të futet në rrjetë dhe Bernard Berisha në 60’ ka rastin ideal për të barazuar shifrat. Topi i goditur prej tij kalon fare pranë shtyllës pingule. Dy raste të tjera për Beshiktash ku shfaqet rrezikshëm Kuarezma dhe një tjetër mundësi për Berishën, që nuk gjen golin. Trajneri Mirel Josa aktivizon në 20 minutat e fundit edhe sulmuesin Hamdi Salihi, i cili rikthehej nga dëmtimi, por megjithatë mbetej e vështirë të çahej mbrojtja e ekipit tuk.
Grupi H
Skënderbeu pavarësisht humbjes, ka mbetur në vend të parafundit falë golavarazhit më të mirë pasi skuadra portugeze, Sporting Lisbonë u mund më thellë 3-1 në fushën e vet nga Spartak Moskë. Kësisoj, me fitoren e arritura në transfetë Beshiktash e Spartak Moskë kanë hedhur një hap më të sigurtë drejt kalimit të grupit. Gjithsesi, do të jenë ndeshjet e ardhshme ato që do të tregojnë më mirë diferencat mes skuadrave të grupit ku bën pjesë Skënderbeu. Më 1 tetor Skënderbeu do të luajë ndeshjen e dytë dhe do të përballet më Moskë me ekipin vendas të Lokomotivës, ndërsa Beshiktash do të presë Sporting Lisbonë, çka do të thotë se dy ekipet që fituan ndeshjen e para kanë shansin e artë të shkëputen dhe të hedhin nga një hap të sigurtë drejt kualifikimit.
Skënderbeu – Beshiktash 0-1
Shënues: Sosa 29’
Skënderbeu: Shehi, Ademir (Vangjeli 67’), Radas, Arapi, Abazi, Shkëmbi, Latifi (Nimaga 46’), Lilaj, Eskuerdinja, Berisha, Olainka (Salihi 70’). Trajner: Mirel Josa
Beshiktash: Zengin, Bek, Rodolfo, Gulum, Koybash, Usyal, Hutçinson, Frei (Gokhan Tore 54’), Sosa, Kuarezma, Tosun (Mario Gomesh 61’). Trajner: Senol Gunes
Gjyqtar: Tamash Bognar (Hungari)
Kartonë të verdhë: Berisha, Olaynka/ Koyunlu
Grupi – H
Lokomotiv M. 3
Beshiktash 3
Skënderbeu 0
Sporting 0
Europa League – Sot
Grupi A
Ajaks-Sëlltik 2-2
Fenerbahçe-Molde 1-3
Grupi B
Bordo-Liverpul 1-1
Sion-Runin Kazan 2-1
Grupi C
Borusia D.-Krasnodar 2-1
Qabala-PAOK 0- 0
Grupi D
Midtjylland-Legia 1-0
Napoli-Club Brugge 5-0
Grupi E
Rapid Vien-Vilareal 2-1
V. Plzen-Dinamo M. 2-0
Grupi F
Groningen-Marsejë 0-3
Liberec-Braga 0-1
Grupi G
Dnipro-Lazio 1-1
Saint-Etienne-Rosenborg 2-2
Grupi H
Skënderbeu-Beshiktash 0-1
Sporting-Lokomotiva M. 1-3
Grupi I
Fiorentina-Bazel 1-2
Lech P.-Belenenses 0-0
Grupi J
Anderlekt-Monako 1-1
Totenhem- Qarabag 3-1
Grupi K
APOEL N.- Schalke 0-3
Asteras-Sparta P. 1-1
Grupi L
Atletik B.-Augsburg 3-1
Partizan B.- AZ Alkmaar 3-2
KOHA JONË SONDAZH

