HISTORIKE/ Egnatia eliminon Shamrock me 5 gola dhe siguron grupet në kompeticionet evropiane

Egnatia ka bërë një nga përmbysjet më të mëdha në historinë e saj europiane. Rrogozhinasit kanë mposhtur 5-1 Shamrock Rovers në ndeshjen e kthimit dhe, pas humbjes 3-1 në transfertë, kanë siguruar kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 6-4.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede e nisi ndeshjen në mënyrë të furishme. Adjesa zhbllokoi takimin që në minutën e 4-t, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë Albanese dyfishoi avantazhin. Gruda në minutën e 20-të dhe sërish Adjesa në të 38-ën e çuan Egnatian në një epërsi të jashtëzakonshme 4-0 brenda pjesës së parë.

Rrogozhinasit patën edhe një moment të vështirë para pushimit, pasi Ndreca u ndëshkua me karton të kuq dhe Egnatia mbeti me dhjetë lojtarë. Megjithatë, inferioriteti numerik nuk e ndali skuadrën shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Albanese realizoi golin e dytë personal në minutën e 58-të, duke e çuar rezultatin në 5-0 dhe duke i dhënë Egnatias një avantazh të pakapërcyeshëm. Shamrock Rovers arriti të shënonte me Burke në minutën e 74-t, por goli i irlandezëve shërbeu vetëm për të zbutur humbjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë sukses, Egnatia siguron për herë të parë në historinë e klubit një vend në fazën e ligës të një kompeticioni europian. Rrogozhinasit kanë garantuar matematikisht pjesëmarrjen në fazën e ligës së Conference League, pasi edhe në rast eliminimi në play-off-in e Europa League, rregullorja e UEFA-s i dërgon në kompeticionin e tretë europian.

Por aventura nuk përfundon këtu. Egnatia do të kërkojë të shkruajë një tjetër kapitull historik në përballjen e play-off-it të Europa League, ku përballë do të ketë norvegjezët e Lillestrøm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3423 (72%)
Jo 1328 (28%)

Vota totale: 4751