Historike, Kombëtaret evropiane pjesë e Kupës së Amerikës
“Conmebol” ka miratuar me sukses reformën aq të pritur të Copa America. Edicioni i vitit 2019, do të ketë 16 ekipe pjesëmarrëse: 10 skuadra amerikano-jugore dhe risia do të jenë 6 ekipet e tjera që do të vijnë nga Europa, Amerika Qendrore dhe Azia.
Në 2019-ën, ky turne do të ftojë dhe kombëtaret e mëdha të Europës si: Franca, Italia, Portugalia dhe Spanja.
Zgjerimi i këtij turneu bëhet për arsye financiare, sikurse ndodhi ndryshimi në Kupën e Botës, që nga 32 ekipe, do të marrin pjesë 48.
KOHA JONË SONDAZH

