Historike/ Kombëtarja skandinave kualifikohet për herë të parë në Europian
Finlanda ka shkruar historinë në futboll për meshkuj.
Kombëtarja skandinave ka impresuar në fazën e grupeve të Euro 2020, duke u kualifikuar si e dyta e grupit. Fitorja 3-0 ndaj Lihtenstejn në helsinki i lejoi që të festojnë edhe matematikisht kualifikimin në Europianin e vitit të ardhshëm.
Në nëntë takime, Finlanda ka grumbulluar 18 pikë, 6 më pak se Italia kryesuese dhe 7 më shumë se Greqia, kundërshtari i fundit i saj. Pranë historisë ishte dhe Kosova, me “dardanët” që ishin afër kualifikimit në mënyrë direkte në Europian, por humbja 2-1 nga Çekisë zbehu gjithçka.
Gjithsesi, vëllezërit tanë nga Kosova do të tentojnë gjithçka në muajin mars, kur të luajnë fazën play-off të Ligës së Kombeve.