Historike, Lara Colturi çon Shqipërinë në dy finalet e Kupës së Botës në Saalbach

Lara Colturi e cila përfaqëson njgyrat kuqezi, ka shkruar përsëri historinë pasi është edhe në finalen e Slalomit në Salbah të Austrisë. Në garën e zhvilluar në Are skiatorja kuqezi u rendit e 23-ta duke ruajtur pozicionin brenda 25 sportisteve të para në klasifikimin e përgjithshëm në këtë disiplinë dhe duke siguruar finalen.

Lara ishte kualifikuar edhe në finalen e Gjigandit Special. Garat zhvillohen gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën. Lara Colturi është një ndër nëntë skiatoret e kualifikuara në të dy disiplinat e garave teknike, Slalom dhe Gjigand Special. Konkurrenca mbetet padyshim e madhe, sepse aty konkurrojnë sportistet më të mira, me në krye amerikanen Mikaela Shiffrin.

“Ditë e shkëlqyer, me diell edhe pse është pak ftohtë. Manshii parë ishte pak i vështirë, për fat të keq gabova në disa kalime megjithatë në zbritjen e dytë mendova të zbavitesha dhe të bëja atë që di të bëj. Shkoi mirë, jam kualifikuar edhe në finalet e Slalomit në Salbah dhe takohemi aty”, tha Lara Colturi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?