Historike/ PSG fiton për herë të parë Champions League, shkatërron në finale Interin, 5-0

Paris Saint-Germain ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë Champions League, në sezonin 2024/25. Në finalen e zhvilluar kundër Interit të Simone Inzaghit, skuadra e Luis Enrique ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse dhe ka triumfuar me një rezultat të thellë 5-0, duke mos i lënë asnjë shans rivalëve italianë.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 12-të nga Achraf Hakimi, ish-lojtar i Interit, i cili shënoi pas një asisti të talentit francez Désiré Doué. Ky i fundit, vetëm 19 vjeç, ishte pa dyshim ylli i mbrëmjes: shënoi golin e dytë në minutën e 20-të dhe kompletoi dopietën personale në minutën e 63-të pas një aksioni të shpejtë në vertikale.

Interi, i pafuqishëm dhe jashtë loje për pjesën më të madhe të takimit, u përpoq të reagojë vetëm përmes goditjeve standarte, por në minutën e 73-të pësoi edhe golin e katërt nga Khvicha Kvaratskhelia, që ndezi festën e tifozëve parizien shumë përpara vërshëllimës finale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, ishte Mayulu, lojtari i lindur në vitin 2006, që vulosi rezultatin 5-0, duke regjistruar fitoren më të thellë në historinë e finaleve të Ligës së Kampionëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë triumf, PSG jo vetëm që arrin më në fund majën e Evropës, por e bën këtë në mënyrën më spektakolare të mundshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?