Historike! Shqipëria e 22-ta në renditjen e FIFA-s, Franca pas nesh

Historike për Kombëtaren e Shqipërisë. Për herë të parë ajo do të jetë në vendin e 22-të, sipas renditjes së FIFA-s.

Fitorja e fundit me Francën dhe pikët e fundit në tavolinë që morëm nga ndeshja me Serbinë, "fluturojnë" kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi mes 22 skuadrave më të mira të Botës. Plot 14 vende kapërcim nga pozicioni i 36-të në atë të 22-të pritet të bëjë nesër zyrtarisht kombëtarja shqiptare. Një histori më vete kjo, pasi brenda 2 muajve kuqezinjtë ngjisin 29 vende.

Por jo vetëm kaq, Shqipëria është skuadra që do të ngjitet më shumë në 50 vendet e para dhe jo vetëm. Shqipëria do të lërë pas për herë të parë në historinë e vet futbollistike Francën, Danimarkën, Ganën, USA, Rusinë dhe Suedinë dhe pas 14 vitesh e 7 muajsh do të dalë para Bosnjës, që mori pjesë në Botërorin "Brazil 2014".

Vetëm një muaj më parë kishin thyer një tjetër barrierë në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë e Gianni De Biasit aktualisht janë në vendin e 36-të në klasifikimin e muajit korrik. Ekipi shqiptar ka thyer kështu, rekordin e vitit 2013 vetëm një muaj më parë dhe tani thyen një rekord tjetër. Ky do të jetë rezultati më i mirë që kombëtarja kuqezi ka arritur, në të gjitha kohërat dhe përbën një rekord historik për ekipin tonë përfaqësues. Në finalet e Kupës së Botës shkojnë 32 ekipe dhe Shqipëria është ndër 22 më të mirat në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Argjentina ngjitet në vend të parë, ndërsa Belgjika e dyta si surpriza e këtij muaji dhe Gjermania zbret në vend të tretë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?