Historike! Skënderbeu fiton sërish, në “Play-off” të Champions League

Historike. Për herë të parë në historinë e Champions League, ekipi kampion i Shqipërisë do të marrë pjesë në fazën “play-off”. Dhe ky është Skënderbeu i Korçës, që siguron për herë të parë fazën në grupe te kompeticioneve europiane. Në rast se kalon “play-off”-in, Skënderbeu futet në fazën në grupe të Champions League, në të kundërt, korçarët kalojnë automatikisht në fazën në grupe të Europa League. Dhe këtë arritje historike Skënderbeu e arriti pas fitores dyfishe kundër moldavëve të Milsamit, duke e mundur 2-0 atje dhe 2-0 në “Elbasan Arena”, 4 gola, asnjë i pësuar.

Pjesa e parë – Skënderbeu nuk ngutet në fillim, nis qetë ndeshjen, duke pasur në favor edhe rezultatin e ndeshjes së parë. Qarkullon topin më shumë në mesfushë dhe kundërshtari bëhet nervoz. Pikërisht nga ndërhyrje e ashpër blerja e fundit e moldavëve, Androniç, del me karton të kuq. Me 10 lojtarë në fushë Milsami thuajse dorëzohet. Përfiton Skënderbeu dhe sërish Hamdi Salihi është “vrasësi” i kundërshtarit. Nuhat mjaft mirë një top që nuk zotërohet nga portiere dhe 1-0, shpërthen stadium i mbushur plot e përplot. Më pas korçarët administrojnë lojën, ndonëse rrezikojnë në një moment.

Pjesa e dytë – Në fushë ka vetëm një skuadër dhe goli i dytë nuk do të vononte. Në të 55-ën Progni del i vetëm përballë portierit dhe nuk fal. 2-0 dhe nuk ka gëzim më të madh se tifozët e pranishëm. Por sërish Skënderbeu ka raste të tjera, me Salihin, Berishën dhe të tjerë. Gjithsesi, edhe miqtë kanë një rast të bukur, por Shehi neutralizon bukur. Në fund ritmi i lojës bie shumë, kjo edhe për shkak të zëvendësimeve. Skënderbeu nuk harxhon më energji. Përfundon 2-0 nata e magjishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shorti – Skënderbeu do të mësojë të premten kundërshtarin e “play-off”-it, që do të jetë mes Bazelit, APOEL Nikosisë, BATE Borisovit, Celtic dhe Dinamo Zagrebit. Me dy nga këto skuadra Skënderbeu është ndeshur, pikërisht me APOEL dhe BATE, madje me këtë të fundit vetëm fati i keq e eliminoi Skënderbeun nga turi i tretë, pas dy barazimeve. Shorti më i hidhur është përplasja me Bazelin. Kampionët e Zvicrës janë shumë më lart. Gjithsesi, Skënderbeu do të tentojë, cilido ekip të jetë përballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Skënderbeu – Milsami

Shënues: Salihi 16’, Progni 55’

 Skënderbeu: Shehi, Jashanica, Vangjeli, Radas, Progni (Ademir 75’), Nimaga, Esquerdinha (Abazi 46’), Lilaj, Shkëmbi, Salihi (Hristov 78’), Berisha.

Trajner: M. Josa

Të gatshëm: Lapanji, Lulaj, Dema, Abazi, Hristov, Abilaliaj

Milsami: Miţu, Erhan (Gheţi 57’), Racu, Shedrack, Rassulov, Patras, Androniç, Belak (Bud 46’), Banoviç, Cojocari, Antoniuç (Zarichnyuk 67’).

Trajner: I. Osipenco

Të gatshëm: Bantiş, Gheţi, Zarichnyuk, Suvorov, Birdan, Surdu, Bud

Kartonë të verdhë: Esquerdinha 34’, Vangjeli 48’, Ademir 93’ / Antoniuç 45’

Karton i kuq: Androniç 14’

Gjyqtarë: Artur Dias, Rui Tavarez, Paulo Soarez (Portugali)

 

Champions League- Sot

Astana Helsinki                4-3

Qarabag-Sëlltik               1-0

Basel-Lech P.                   1-0

Club B.-Panathnaikos     3-0

Malmoe-Salzburg            3-0

Partizan B. Steaue B.      4-2

Shakhtar-Fenerhbahçe  3-0

 Skënderbeu-Milsami       2-0

 lzen- M. Tel Aviv            0 – 2

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?