Hoeness: Transferimi i Sane e bën Bayernin një klub më tërheqës!
Presidenti i nderit të Bayernit, Uli Hoeness ka mirëpritur transferimin e Leroy Sane. Skuadra bavareze ka mbyllur akordin me anësorin gjerman që prej vitit të kaluar.
Sane do të transferohet te Bayern për rreth 50 milionë euro, teksa ka arritur akordin edhe për kushtet personale me futbollistin për një kontratë 5-vjeçare.
“Jam shumë i lumtur që Leroy Sane po transferohet në Bayern. Kjo lëvizje e bën klubin tonë më tërheqës. Ata që janë përgjegjës për marrëveshjen bënë një punë të shkëlqyer”, deklaroi presidenti i nderit i Bayernit.