FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Holanda “blindon” mbrojtjen dhe fiton pastër ndaj Austrisë (VIDEO)

Holanda vijon rrugëtimin fantastik në Kampionatin Europian, duke rrëmbyer një fitore të pastër 2-0 ndaj Austrisë. Në “Johan Cruijff Arena” ndeshja nisi me një ritëm të lartë, teksa vendasit do të gjenin shumë shpejt rrugën e rrjetës. Në minutën e 10-të, Alaba shkel brenda zonës Dumfries, teksa për arbitrin s’ka dyshime për penallti pas këqyrjes së pamjeve nga VAR. Nga pika e bardhë shkoi Depay, i cili nuk do të gabonte nga 11 metra.

Holanda ju afrua edhe golit të dytë me sulmuesin e Lyon, por topi shkoi vetëm në rrjetën e jashtme të portës. Wijnaldum nuk arriti të konkretizonte një shans të artë në minutën e 41-të. Austria vuajti presionin e tifozerisë vendase dhe të mungesës së Arnautovic, i cili mungoi për shkak të skualifikimit pas ofendimeve ndaj Aliovskit.

Në fillimin e fraksionit të dytë De Vrij vendosi në provë reflekset e portierit austriak. Në të 67-tën Malen del mjaft mirë me një kundërsulm të shpejt, teksa në fund shërben Dumfries, i cili e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në kuadrat. Austria përpiqet që të japë sinjale shprese me David Alaba-n, i cili lëshon një goditje shumë të fortë nga distanca por për fatin e tij të keq topi shkoi jashtë kuadratit të Stekelenburg, i cili e shoqëroi vetëm me sy topin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Provë shumë më e mirë për Holandën në mbrojtje, teksa rikthimi i De Ligt ka ofruar më shumë garanci në prapavijën e tyre. Lajmi i vetëm i keq ishte dëmtimi i mbrojtësit të Juventusit në fundin e ndeshjes, por nuk pritet të jetë diçka serioze. “Tulipanët” me këtë fitore marrin kreun e Grupit C me 6 pikë, e ndjekur nga Ukraina dhe Austria me nga 3 pikë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?